OAK mbajti Konferencën për “Projekt Ligjin e Punës, të metat dhe përparësitë”

08 Korrik 2019

08.07.2019, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës, me iniciativën e Komitetit për Legjislacion dhe Normativë të saj, organizoj dhe mbajti Konferencën, me temen “Projekt Ligji i punës, të metat dhe përparësitë”

Në këtë Konferencë morën pjesë nga të gjitha institucionet relevante, dhe akterët pjesëmarrës diskutuan lidhur me të gjeturat e Projekt Ligjit të punës, të metat dhe përparësitë e tij në raport me Ligjin e Punës në fuqi.

Konferencën e hapi Drejtori Ekzekutiv i OAK-së z. Florim Shefqeti, pastaj morën fjalën deputetja e Kuvendit të Kosovës znj. Besa Baftiu e cila përmendi procedurat se deri ku ka arritë me projekt ligjin e punës. Ajo gjithashtu kërkoi nga insitucionet përkatëse dhe akterët e gjerë t’i shprehin mendimet, vërejtjet e tyre në mënyrë që projekt ligji i punës të jetë gati deri në fund të vitit.

Avokati Florin Lata shpalosi të gjeturat e Komitetit për Legjeslacion dhe Normativë të OAK-së, ku tha se ky Ligj është shumë i rëndësishëm dhe se në përpilimin e tij duhet të merren parasysh të gjithë akterët relevantë sepse ky Projekt Ligj nuk ka marrë për bazë interesat e të papunëve për shkak se nuk janë të organizuar, ndërsa theksoj nevojën që Ligji duhet të jetë i atillë që të nxisë punëdhënësin që të merr punëtor të rinjë në punë dhe kështu të zbutet papunësia. Ndër të tjera tha se duke pas parasyshë papunësinë e madhe në Kosovë, ky ligj duhet të jetë katalizator i zhvillimit, rritjes së punësisë, mbrojtjes së punëtorëve dhe të tërheqë investitorë nga jashtë.

Në këtë konferencë u tha se Ligji i Punës nuk duhet të krijoj pabarazi dhe se nuk duhet të kaloj në heshtje, por se duhet që të merren parasyshë interesat e të gjithëve nga lëmia e punës në mënyrë që të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe se duhet të jetë promotor i zhvillimit ekonomik.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Kryetari Havolli në programin e mengjesit në RTK

    • Share
Shiko të gjitha