Takimi në mes OAK-së dhe AGK-së

06 Shtator 2017

Prishtinë – 06.09.2017, Në takimin e mbajtur me datë 06.09.2017 në zyret e Odës së Avokatëve të Kosovës, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Osman Havolli dhe Drejtori Ekzekutiv z. Yll Zekaj, pritën në takim kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës z. Shkëlqim Hysenaj dhe Hulumtuesin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës  z. Ardian Nikolla.

Kryetari i AGK-së duke i shprehur arsyet e takimit me qëllim të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve, bazuar edhe në bashkëpunimin e mëparshëm që AGK-ja dhe OAK kanë pasur u kërkua nga OAK që ky bashkëpunim të thellohet. Përfaqësuesit e AGK kërkuan nga OAK të gjinden alternativa për mbrojtjen apo  dhënien e këshillave juridike nga ana e avokatëve në raste të ndryshme gjyqësore të cilat zhvillohen ndaj gazetarëve, dhe tu ofrohet një ndihmë  e përgjithëshme juridike institucionale nga OAK.

Kryetari Havolli deklaroi që OAK është e hapur për bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës duke u bazuar edhe në marrëveshjen e bashkëpunimit të mëherëshme por edhe tani ai deklaroj se do të japin  përkrahjen dhe do të gjejnë mënyrat apo metodat se si të ecim më tutje.

Drejtori Ekzekutiv i OAK Yll Zekaj theksoj të nevojshme arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të gjetjes së mundësive për ofrimin e shërbimeve të përherëshme juridike nga ana e avokatëve për anëtaret e AGK-së në të cilën do të përfshiheshin përfaqësimimi në gjykata i gazetarëve nga avokatët dhe ndihma juridike në përgjithësi për gazetarët. Gjithashtu z. Zekaj tha se me anë të projekteve të përbashkëta në mes të OAK-së dhe AGK-së do të mund të gjejmë mundësi për financim të ofrimit të ndihmës së nevojshme juridike për gazetar.

Në fund të takimit nga Oda e Avokatëve të Kosovës dhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mbeti që në takimet e radhës të diskutohet për marrëveshjen, pikat kyqe dhe specifikat e saj.

<< prapa

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha