Behar Ejupi, ka lindur në Podujevë, shkollën fillore e kreu në Gllamnik, për të vazhduar shkollimin e mesëm në Prishtinë. Studimet Universitare të niveilt Bachelor dhe Master i kreu në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Penalo-Juridik.
Përgjatë viteve 2008 – 2011 ka punuar në Doganën e Kosovës në zyrën ligjore, ndërsa nga data 25.03.2011 ka filluar ushtrimin e profesionit të avokatit.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi njëherit ushtron edhe profesionin e avokatit me seli të zyrës në Prishtinë.