Koordinatore e Qendrës Trajnuese

Dr.Sc. ALBULENA UKIMERAJ - Koordinatore e Qendrës Trajnuese për Avokatë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Koordinatori i Qendrës Trajnuese menaxhon dhe koordinon aktivitetet e Qendrës Trajnuese.

    Koordinatori është zyrtari më i lartë dhe kryesor i Qendrës Trajnuese për Avokatë.

    Përfaqëson Qendrën Trajnuese para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare;

    Propozon projekt buxhetin vjetor të Qendrës Trajnuese për Avokatë;

    Merr pjesë në punën e Këshillit Drejtues të OAK-së;

    Zbaton vendimet e Këshillit Drejtues të OAK-së;

    Mbikëqyrë punonjësit e Qendrës;

    Përgatitë raporte të rregullta vjetore dhe raporte tjera sipas kërkesës së Këshillit Drejtues të OAK-së;

    Zbaton programet trajnuese të Qendrës si ;

    - Arsimimin e Vazhdueshëm Ligjor Obligativ për Avokatë;

    - Organizimin e provimit për specializimin e avokatëve;

    - Organizimin e Provimit të Etikës për kandidatët për Avokatë;

    - Kursin Përgatitor për Avokatë

    - Kurse trajnuese për praktikanë;

    - Kurse trajnuese për anëtarët vullnetarë;

    - Organizimi i  trajnimeve për trajnues;

    - Mentorimi i gjeneratave;

    - Përgatitjen e kandidatëve për provimin e jurisprudencës;

    Siguron cilësi të programeve trajnuese duke miratuar, monitoruar dhe vlerësuar të gjitha programet e ofruara përmes mekanizmave të veçantë;

    Vlerëson nevojat për trajnime për përfituesit e vet (anëtarësia e OAK-së);

    Auditimi i bartësve  për dhënien e kredive AVLO;

    Vendosë dhe mbanë bashkëpunim me institucione të ngjashme vendore dhe të huaja lidhur me kompetencat e Qendrës Trajnuese;

    Kryen punë hulumtuese dhe bashkëpunon me institucionet shkencore në funksion të zbatimit të kompetencave të Qendrës Trajnuese;

    Mban të dhëna për trajnime dhe programe që realizohen në Qendrën Trajnuese;

    Koordinatori për punën e tij rreth funksionimit dhe zbatimi të funksioneve të Qendrës i përgjigjet Drejtorit Ekzekutiv siç përcaktohet me Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës.

_____________________________________________________________________________________

Tel: +381 (0) 38 244 586 & +381(0) 38 243 717

Adresa: Rr. Bedri Pejani, Nr. 31, Prishtinë / Kosovë

E-mail: [email protected]

Web: www.oak-ks.org

 

KËRKO AVOKAT

 
  • Intervista e kryetarit Havolli në emisionin Betimi për Drejtësi në RTK

    • Share
Shiko të gjitha